Të paktën 3 persona e kanë humbur jetën si pasojë e rrëzimit të një avioni të vogël në afërsi të Larvik-ut në Norvegji.

Siç njofton televizioni norvegjez NRK, shefi i policisë në Larvik, Tor Eriksen tha se avioni i vogël është rrëzuar gjatë trajnimit. Ai tha se tani për tani nuk dihet shkaku i aksidentit.

“Aksidenti ndodhi në mëngjes. Avioni u rrëzua në një hapësirë me qasje të vështirë. Kërkimet tona vazhdojnë por mund të them se nuk shpresojmë që personat e avionit t’i gjejmë të gjallë. Mund të them se janë të vdekur”, theksoi Eriksen.

Në njoftim “Torp Pilot Flight Academy” tha se avioni i rrëzuar u përkiste atyre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb