Të paktën dy persona vdiqën dhe 14 u plagosën të mërkurën pasi një avion u rrëzua në qytetin brazilian të Boituva, njoftuan autoritetet.

Avioni që transportonte parashutistë rekreativë u zhyt në tokë në një ulje të detyruar pasi u ngrit nga Qendra Kombëtare e Parashutës në Boituva, e njohur si “kryeqyteti kombëtar i parashutës” i Brazilit.

Avioni, me një pilot dhe 15 parashutistë në bord, i përket kompanisë së turizmit Skydive4Fun, sipas një deklarate të lëshuar nga zyra e kryetarit të bashkisë Boituva.

“Në historinë 50 vjeçare të Boituva-s të hedhjes me parashutë, është aksidenti i parë i avionit në Qendrën Kombëtare të Parashutës. Është një ditë shumë e trishtuar,” tha kryetari i bashkisë së Boituva, Edson Marcusso.

Një zëdhënës i departamentit të zjarrfikësve tha se të plagosurit u dërguan në spitalet aty pranë, ndërsa Forcat Ajrore braziliane thanë në një njoftim për shtyp se ekspertët po kryenin një hetim në vendin e rrëzimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb