Një ngjarje e rëndë është shënuar në Gjermani. Nga rrëzimi i një helikopteri në Baden-Wuerttemberg kanë humbur jetën tre persona. Deri më tani, nuk ka raportime për të zhdukur.

Hetuesit po mundohen të kuptojnë se nga cili vend është nisur helikopteri Robinson R44.

Një zëdhënës i Policisë tha se sapo të kuptohet kjo do të bëhet e ditur edhe se sa persona ishin brenda helikopterit.

Helikopteri u rrëzua të dielën pasdite në një mal në Buchen, afër kufirit me Hessen dhe Bavarinë.

Shkaku i aksidentit ende nuk dihet. Mbetje të helikopterit u gjetën të shpërndara për qindra metra në mes të malit, sipas zëdhënësit të Policisë në vendngjarje.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb