KAZAKISTAN- Nga rrëzimi i një helikopteri në Kazakistan janë vrarë të pestë personat që udhëtonin në të, përfshirë një fëmijë, që transportohej në spital.

Raportohet se ekipet e shpëtimit i kanë gjetur mbetjet e helikopterit të vogël në rajonoin juglindor, Alma-Atë, sot herët në mëngjes, një ditë pasi helikopteri ishte zhdukur.

Nuk është i qartë shkaku i përplasjes së helikopterit.
(ma.ar/rel/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: