Dy pilotë humbën jetën si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në kryeqytetin e Kinës, Pekin, njoftoi autoriteti i aviacionit civil të vendit.

Autoriteti theksoi se një helikopter Bell 505 pati një “aksident gjatë fluturimit dhe u zhyt në një lumë” në Pekin të mërkurën pasdite.

Sipas të përditshmes “Global Times”, një hetim është duke u zhvilluar.

Helikopteri i përkiste aviacionit të përgjithshëm të “Beijing Reignwood Star”. Ai po shkonte drejt pjesën jugore të kryeqytetit nga rrethi Changping në veri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb