Një person e ka humbur jetën sot si pasojë e rrëzimit të një helikopteri në rajonin e Republikës Hakasia, në Rusi.

Helikopteri i llojit “Robinson R66”, i cili po fluturonte nga qyteti i Novokuznetsk në Republikën e Altait, është rrëzuar në Republikën Hakasia, njoftoi Ministria për Situata Emergjente të Rusisë.

Është konfirmuar se piloti i helikopterit ka mbetur i vdekur ndërsa ende mungojnë informacionet për shkakun e rrëzimit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb