Të paktën një person ka humbur jetën dhe 10 të tjerë janë plagosur si pasojë e rrëzimit të një helikopteri ushtarak të forcave detare në rajonin Veracruz të Meksikës.

Cuitlahuac Garcia Jimenez, guvernatori i rajonit Veracruz në një deklaratë nga Twitter njoftoi se helikopteri ushtarak u rrëzua në një zonë malore në Zongolica, në pjesën jugore të rajonit gjatë kryerjes së një operacioni për shpëtimin e pengjeve.

Në aksident thuhet se kanë humbur jetën një polic ndërsa janë plagosur 10 të tjerë nga personeli ushtarak.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb