Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se një helikopter ushtarak rus është rrëzuar në Armeni.

Ministria ruse tha se helikopteri u rrëzua në rajonin malor brenda kufijve armenë, pasi humbi kontrollin përderisa një raketë e goditi atë. Si pasojë e rrëzimit, humbën jetën dy persona në bord.

Ministria njoftoi se helikopteri Mi-24 që shoqëronte një autokolonë ushtarake ruse u godit nga një raketë në Yerask, afër kufirit midis Armenisë dhe rajonit autonom Nakhchivan të Azerbajxhanit.

Komanda 102 e bazës ushtarake të Rusisë tha se ata kanë filluar një hetim për të identifikuar ata që qëlluan me raketë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb