SHKODER- Një hidroavion është rrëzuar sot pak para mesditës në pjesën malazeze të liqenit të Shkodrës. Avioni i cili po mbushej me ujë në liqen me qëllim shuarjen e zjarreve duket se ka pësuar defekt dhe ka rënë në liqen, ndërsa mësohet se piloti me iniciale B.S nuk është lënduar.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Brendshme e Malit të Zi, sipas të cilës avioni i përkiste kësaj ministrie dhe përdorej për shuarjen e vatrave të zjarrit.

Ndërkaq, zyrtarët kanë nisur hetimet për shkaqet e këtij aksidenti.

(b.e/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb