Një nga Rrapat shekullorë që ndodhet në aksin Fier-Vlorë ka renë duke dëmtuar disa automjete.

Rrapi mësohet se është shkulur dhe ka zënë poshtë makinat që ndodheshin të parkuara anës rrugës, duke sjellë dëme të shumta materiale, siç duket në videon e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Ervis Kuçi.

Fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz. Pas rënies së pemës, është bllokuar edhe trafiku në këtë rrugë, ndërsa është kërkuar ndërhyrja e punonjësve të bashkisë së Fierit për të hapur rrugën.

Edhe forca të qarkullimit ndodhen në vendin e ngjarjes, për të bërë të mundur orientimin e automjeteve. Pemët shekullore, monument natyre, shpeshherë janë kthyer në rrezik për qytetarët dhe automjetet, por prerja e tyre ka qenë e pamundur për shkak të statusit që mbartin.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb