Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në Sarandë, ku një i moshuar ka ndërruar jetë, pasi e ka zënë poshtë zetori.

Policia njofton se 67-vjeçari R. N. ka qenë duke punuar me zetori, kur ky i fundit është rrëzuar duke e zënë poshtë.

“Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Dhrovjan të Sarandës, duke punuar në vreshtari dyshohet se është rrëzuar aksidentalisht zetori duke zënë poshtë drejtuesin, shtetasin R. N., 67 vjeç, banues në fshatin Aliko, Finiq, i cili ka ndërruar jetë rrugës drejt spitalit.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave”, thuhet në njoftimin e policisë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb