Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili përmes një statusi në Facebook komenton situatën e krijuar në kufi, ku dhjetra qytetarë shqiptarë kanë mbetur të bllokuar prej mbylljes së kufirit me Greqinë për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Ndërsa e quan kriminale sjelljen e kryeministrit Rama që sic thotë, nuk po i lë të hyjnë në shtëpinë e tyre shqiptarët, Vasili thumbon edhe Pandeli Majkon, ministrin për Diasporën.

STATUSI I PLOTE
Rama dhe Majko flene shtepi,ndersa emigrantet jashte!

Eshte kriminale sjellja e Rames me shqiptaret e bllokuar ne kufi te cilet qeveria nuk i le te hyjne ne ardheun e tyre.
Po shkelet Kushtetuta, ligji, por edhe cdo norme njerezore.

Po ne kemi edhe Ministri per Diasporen.

Po ne kemi edhe ministrin Majko, qe rri e veshtron me permallimin e tij interesant, karakteristik e babaxhan, ndersa emigrantet flene jashte te dera e kufirit, qe ua ka mbyllur qeveria e tij.

Po ky Majko kerkoi edhe zyra per emigrantet neper rrethe. Si duket edhe kjo paska qene ndonje nga shakate e tija, sigurisht pa humor.

Po ky Majko u ça dysh edhe per voten e emigranteve.

Ndersa sot Majko hesht. Sa gjynah qe e mbyll trembshëm gojen nga frika e tmerrshme se Rama e heq.

Te tjere socialiste ishin ata, qe e bene Majkon Kryeminister, kur Shqiperia hapte deren per qindra mijra vellezer nga Kosova ne 1999.

Por ata socialiste nuk jane më, ndersa Majko po se eshte vertet me “parimor” se ata.

Rri Pandi rri, mos e shqeteso Ramen.

Mos harro, kur te vijne zgjedhjet vervitu edhe ti me Ramen etj, me autobuze plot qe ti sillni emigrantet per te votuar dhe atehere kufiri do te jete dy kanate hapur, tani ne kohen e pandemise mbylljani kufirin lerini te gdhihen jashte.

Ata flene jashte, ndersa ti Pandi se bashku me Ramen flini ne shtepi, se ata per kete ju kane votuar ne fund te fundit….!?

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb