Qindra banorë po mbahen rob në Enerhodar. Kështu deklaron kryebashkiaku i qytetit, Dmytro Orlov në një postim në Telegram të dielën.

“Një pjesë e konsiderueshme e tyre janë punëtorë të kualifikuar të termocentralit bërthamor të Zaporizhzhia,” shkroi ai.

“Njerëzit goditen nga rryma, rrihen dhe mbahen për javë e nganjëherë muaj. Ata janë detyruar të rrëfejnë për ‘veprimtari të paligjshme’, veçanërisht pjesëmarrjen në vetëmbrojtje të qytetit, fshehjen e armëve dhe për të përmendur emrat e ‘bashkëvuajtësve’ të tyre”, tha ai.
Termocentrali bërthamor Zaporizhzhia, afër Enerhodar, u mor nga forcat ruse në fillim të marsit, raportoi CNN në atë kohë.

“Gjatë dy javëve të fundit, situata në Enerhodarin e pushtuar vetëm është përkeqësuar,” tha kryebashkiaku.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: