Një efektiv policie është arrestuar ditën e sotme pasi akuzohet për dhunë në familje. Ai është inspektor E.H., me detyrë Patrullë e Përgjithshme në Postën e Policisë së Shëngjinit në Lezhë. Polici, banues në Tiranë, akuzohet për dhunë sistematike në familje. Denoncimi për dhunë është kryer nga e shoqja e tij. Policia ushtroi kontroll në banesën e efektivit të policisë dhe gjeti dy shkopinj bejzbolli, si edhe dy thika. Sipas policisë ai ka përdorur shkopinjtë për të rrahur bashkëshorten e tij. Kjo provohet edhe nga ekzaminimet e mjekësisë ligjore, ku në trupin e gruas janë evidentuar shenja dhune.

(m.k/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb