FUSHE KRUJE- Një 48-vjeçar ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ushtronte dhunë ndaj gruas së tij.

Burime nga policia e Krujës bënë me dije se Agim Loci, banues në fshatin Zallë të Fushë-Krujës, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases B.L. 48 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhunë në familje”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb