Kreu i PD-së Lulzim Basha nga Lushnja deklaroi se Partia Demokratike ka kauza, të cilat do t’i çojë përpara.

Basha theksoi se PD-së i duhen lista të hapura, votim elektronik, baraza e votës dhe votë e diasporës.

Basha: Rrinin në seancën e fundit si të ngrirë se mos iu merrnim Ramën apo Spiropalin. Nuk na duhet ne Rama, as Spiropali, le ti mbajnë e ti gëzojnë. Ne na duhen listat e hapura dhe bashkë me shqiptarët dhe me një koalicion të gjerë partish politike dhe një aleancë vlerash, do të luftojmë për listat e hapura.

Ne na duhet votimi elektronik dhe do të luftojmë për votimin e numërimin elektronik. Shqipërisë i duhet barazia e votës, Shqipërisë i duhet vota e gjysmës së saj që gjendet jashtë vendit. Këto janë kauzat për të cilat do të luftojmë e me të cilat do të bashkojmë shumicën dërrmuese të shqiptarëve në një udhëtim që ka vetëm vetëm një destinacion: krijimin e një mazhorance të re politike për zgjedhjet e ardhshme parlamentare.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: