Avionët ushtarakë izraelitë kryen sot në mbrëmje sulme ajrore në disa pozicione ushtarake në Rripin e Gazës, në përgjigje të sulmit të mëparshëm nga Hamasi në Izraelin jugor, deklaruan dëshmitarët okularë dhe burimet e sigurisë.

Burimet palestineze deklaruan se avionët izraelitë fluturuan mbi qytet dhe më pas u dëgjuan disa shpërthime pasi raketat izraelite goditën një pozicion ushtarak që i përkiste militantëve të Hamasit.

Ekipet mjekësore dhe zjarrfikëse në Gaza ishin në gatishmëri dhe nxituan në vendet e synuara. Nuk u raportuan lëndime, por u shkaktuan dëme të mëdha në pozicionet ushtarake dhe ndërtesa.//ATSH

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb