Avokati Spartak Ngjela, në një lidhje skype në emisionin “Open” në News24, u shpreh se nëse shteti nuk arrin dot të kontrollojë bastet, atëherë është koha që kryeministri të largohet.

Ngjela tha se të duash të ndalosh bastet, është të kesh një ideologji komuniste e cila kishte frikë nga pushteti i parasë.

Politika është mobilitet parmanent kjo ndodh në të gjithë botën. Lëvizje permanete mohon çke thënë se mendon se kjo është më e mirë. Edhe në këtë skenën që po dëgjoj ka mendime komuniste. Pse nuk pyesim pse nuk e linte komunizmi bixhozin? Nuk e kishte me bixhozin, nuk pranonte forcën e madhe të parasë. E mbani mend sa forcë ka pasur paraje tek ne? aspak se s’kishe ç’bleje. Bastet e bixhozi janë e njëjta gjë.

Nëse i referohemi Oksfordit, bastet janë rrisk fat e sukses.
Kur janë hequr bastet nuk jam shprehur në shtyp por e kuptova që ishte natyrë e vjetër. Bastin e krijon paraja jo individi, ai do fitimin. Shteti nuk mund të thotë që fakti që nuk e kontrollon më bëj ta ndaloj. Kur nuk e kontrollon thyej qafën e ik.

Duhet të kuptojmë që bixhozi ka kontroll personal, nuk ka nevojë të kontrollojë shteti. Shteti kontrollon sa merr lojtari nga paratë që xhirohen në një kazino. Sa e ka raportin fituesi dhe sa shteti apo kazionoja. Këto janë pyetjet që duhen bërë. Nëse themi prish natyrën e njeriut atëherë ndaloni paranë.

Këta nuk kanë fuqinë e burrit shtet që thotë bëmë gabim që e ndaluam se 1, 2, 3.
Këta nuk flasin. Dëgjuat cili ishte shkaku pse u pushuar drejtori i policisë? Kryeministri nuk dha shkak si mund ta shkarkosh një njeri me atë post pa shkak. Neser do thonë e hoqëm se ishte kundër bixhozit.
Kriticizmi që i është bërë basteve, janë të gabuara.

Shteti humbte 48 milion dollarë në vit ndaj e ka kritikuar që atëherë. lëreni moralin komunist dhe njeriun e ri. Ato nuk kontrollohen nga shteti por sistemi gjyqësor, ka apo vjedhje apo spekulim. Kemi një ligj për bastet e bixhozin, duhet të jetë i kontrolluar nga i gjithë syri i shtetit. Nuk mbyllen kazionot se nuk i kontrollon dot kryeministri, në këtë rast ikën kryeministri”, tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb