Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i ftuar në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 ka folur për thirrjes nga opozita dhe Presidenti Meta për të rritur testimet ndaj COVID-19.

Rama ka treguar një grafikë në emision që sipas tij ësthë strategjia e testimeve për COVID-19 në Shqipëri ku tregon se nga qershori në nëntor janë rritur dhe do të vijojnë të rriten.

Ai thekson se disa vende që patën shumë testime nuk patën trend të përmbajtur të infeksionit si rasti i Gjermanisë ku Merkeli deklaroi publikisht se zinxhiri i infeksionit të COVID-19 ka dalë jashtë kontrollit.

Po ashtu Rama kujtoi se testimet nuk i bën qeveria apo opozita, teksa thekson se tashmë testimet janë të nevojshme vetëm për të hetuar dhe gjurmuar zinxhirin e infektimit.

”Unë jam kryeministri , s’jam specialist, as statisticien, as anëtar i Komitetit. Ajo që bëj është, po jap një shpjegim. Ajo që unë bëj është që lexoj, mëngjes e darkë çfarë bëjnë të tjetrët. Dhe përpiqem që në fjalët që nxjerr të jem besnik i atyre që them.

Nuk është ekonomi, apo turizëm, art. Ajo që po ju them, në fund të ditës bilanci është më e rëndësishmja. Ne sot po shkojmë duke parë numra që rriten edhen ë shtretër, por i kemi ende kapacietet për ta përballuar. Nuk është faji qeverisë në Gjermani, Belgjikë e Francë, që epidemia shpërthen.

Nuk i bëjmë ne, apo ajo farë opozite. I bën ata të cilët janë të ngarkuar me detyrën që kanë profesionalizëm dhe përgjegjësi.

Ja ku i kam testet. Kjo flet për strategji testimi dhe gjurmimi. Këtu kemi qershor, korrik, gusht, shtator, tetor, nëntor, dhe do vijojë më lart. Nuk janë përfshirë testimet në privat, por të infektuarit që dalin nga privati.

Nuk numëroheshin nga pikëpamja statistikore dhe futeshin në strategjinë e gjurmimit. Pyetja është, u fol shumë që sa më shume testime, aq më shumë kapacietet për të parandaluar zinxhirin e infeksionit. Vendet që kanë bërë më shumë testime, s’kanë pasur trend më të përmbajtur të infekstionit të COVID_19.

Zinxhiri tha Merkel po del jashtë kontrollit. Pra rritja e testimeve përtej gjurmimit dhe zinxhirit hetimor të sjellë ndonjë përmbajtje të valës së dytë. Ne i kemi besuar ekspertëve të Komitetit, janë njerëz me të gjitha kapacietet, eksperienca, kanë shërbyer në institucione dhe që kanë marrë pjesë jo vetëm në trajnime por aktivitet real dhe janë në kontakt me ISHP të Gjermanisë etj. Kam marrë pjesë dhe vetë. Kemi bërë gjithë atë diskutim.Nuk është e rastit, që dhe nga OBSH thuhet që këtu është bërë një punë me seriozitet, me një strategji të dallueshme dhe të prekshme.

E pavërtetë, e para njëherë, sepse skema jonë strategjia e bërë qysh në krye të herës, se nuk i kam marrë me vete librat të t’i jepja dhuratë. Përcakton si do bëhet vija mbrojtëse, nga qendra në spitalet rajonale. Nuk është kështu. Spitali rajonal i Vlorës, që është spektakël, ka kohë që ka filluar.

Gjithë bota kështu vepron.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb