Tashmë që festat kanë mbaruar duket se dhe shqiptarët që erdhën pavarësisht pandemisë të festojnë në Shqipëri po largohen.

Në Qafë Thanë ka një rritje të daljeve pasi 1 mijë e 598 qytetarë janë larguar në 24 orët e fundit drejt Maqedonisë së Veriut. Ndërkohë që 1 mijë e 534 të tjerë kanë hyrë.

Gazetarja Lorena Kodra raporton për BalkanWeb se shqiptarët zgjedhin Qafë Thanën për t’u larguar pasi Kapshtica është e mbyllur për daljet.

Në këtë të fundit ka shumë më pak lëvizje pasi në 24 orët e fundit vetëm 189 qytetarë kanë hyrë së bashku me 112 mjete.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb