Kreu i Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj ka informuar sot gjatë mbledhjes së komitetit të Ekspertëve për situatën dhe thirrjet e qytetarëve.

Brataj tha se vihet re një rritje e thirrjeve dhe se vetëm nga 1 janari janë kryer 2580 vizita për COVID-19, nga këto 1240 persona kanë përfunduar në spital.

Ai deklaroi se në tre ditët e fundit janë 60-70 raste në ditë.

“Edhe qendra kombëtare e urgjencës mjekësore vazhdon monitorimin e situatës. Janë rreth 742 mijë thirrje që nga fillimi i pandemisë, të përkthyera në 125 mijë vizita, nga të cilat 37 mijë janë vetëm për COVID-19. 18397 vizita në banesa, 47% janë shtruar në spital, 53 % janë trajtuar në banesë. Në 24 orët e fundit vëmë re një rritje edhe pavarësisht numrit të thirrjeve që janë gjithmonë tek 1800-2000, vizitat në banesë janë shtuar. Për 24 orët e fundit janë 443, 156 vetëm për COVID-19, nga të cilat 67 kanë përfunduar në spital dhe 89 janë trajtuar në banesë. Ajo që na shqetëson është fakti i muajit janar. Nga 1 janari janë 11691 vizita të kryera në banesë, nga të cilat 2580 janë vetëm për COVID-19 dhe në spital kanë përfunduar 1240 persona. Ndërsa 1340 janë trajtuar në vendngjarje. Me një shtrim rreth 280 drejt QSUT-së dhe 184 tek “Shefqet Ndroqi”, plus ato rajonale që janë 776.
Më shqetësues është fakti i ditëve të fundit. Në 3 ditët e fundit, nëse ishim 30-40 raste në ditë jemi 67-70 tani që dëshmon më së miri mos respektimin e masave.
Një gjë e re që bashkitë e vogla po dalin me një incidencë më të madhe tregon që nëse kanë qenë të virgjëra tregon që sot me lëvizjen e njerëzve kemi shtimin e numrit. Nga e gjithë kjo situatë 50% e tyre janë në Tiranë”, deklaroi Brataj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb