TIRANE- Bujqësia po vazhdon të mbajë një peshë të rëndësishme në totalin e treguesit të eksporteve shqiptare drejt tregjeve të huaja.

Sipas statistikave zyrtare qe publikoi Qendra për Konkurrueshmërinë dhe Tregtinë Ndërkombëtare, eksportet bujqësore shënuan një rritje prej 14% krahasuar me një vit më parë. Kërkesa për produkte bujqësore shqiptare ka qenë në rritje ndërsa si produkte eksportohen domatet, qepët, trangujt bostani etj.

Ekspertet e fushes shprehen se mbeshtetja ma grante dhe politikat lehtesuese te qeverise po nxitin fermeret per te punuar token dhe shtuar prodhimin bujqesor vendas, me rritje progresive te vazhdueshme.

Partneri tregtar kryesor i Shqipërisë vazhdon të jetë Italia, duke zënë në total 52% të volumit të eksporteve dhe 30% të importeve.

Shkëmbimi tregtar me Bashkimin Europian ka arritur në vlerat e 77% në zërin e eksporteve dhe 61% në atë të importeve. Ndërsa përsa i përket treguesve me vendet e rajonit, volumi i eksporteve arrin në 12%, ndërsa importet në 8%.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: