Gazetari Erion Skëndaj, ka raportuar për “BalkanWeb”, situatën në spitalet COVID. Sipas tij, shtrimet në spital janë relativisht të njëjta, por shqetësuese aktualisht është numri i lartë i fataliteve.

E thënë në shifra, për 128 të shtruar ka 6 fatalitete. Varianti që po dominon në spitale është ai i Deltas, ndërsa personat që kanë manifestuar simptoma të variantit Omicron, zakonisht, janë duke u trajtuar në shtëpi.

Skëndaj sqaroi më tej disa nga simptomat që shfaq varianti i ri i virusit. Duke iu referuar ekspertëve epidemiologë, ai thotë se ndër shenjat klinike të këtij varianti janë, kolla, djegia e fytit, trashja e zërit dhe temperaturë që arrin në maksimumin e saj në 39.

Sipas gazetarit, simptomat e këtij varianti përfundojnë në krye të 5-6 ditëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb