Janë rritur frikshëm rastet e reja me Covid-19 në Kosovë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit  janë regjistruar 888 raste të reja.

Ministria bën me dije po ashtu se 1 person ka humbur jetën.

 

Në krahasim me ditën e djeshme ku u regjistruan 562 raste të reja kemi një rritje të konsiderueshme me më shumë se 300 raste.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb