Rriten shifrat e infektimeve me COVID në Greqi krahasuar me një ditë më parë.

Autoritetet shëndetësore bëjnë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë identifikuar 23, 340 raste të reja me koronavirus.

Numri i përgjithshëm i rasteve të reja ka arritur në 1, 703, 396, prej të cilëve 49, 8% janë meshkuj.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë 106 pacientë kanë humbur jetën. Që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 22 197 viktima që i përkisnin grupmoshës mbi 70-vjeç.

Sakaq numri i pacientëve në intubim ka arritur në 673 persona.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: