Gazetari Erion Skëndaj ka raportuar për “Balkanweb” dhe “News 24”, situatën në 2 spitalet COVID. Sipas gazetarit, gjatë 3 orëve të ditës së sotme, kanë mbërritur në spital 3 urgjenca, me të shtruar, kryesisht persona të moshave të treta.

Ai tha se të rinjtë që ndodhen të shtruar në spitale janë në masën 10%, ndërsa 90% dominohet nga moshat e treta. Gazetari tha më tej, se varianti Omicron është dukshëm më i lehtë se ai Delta, kjo reflektohet nga shtrimet në spitale dhe fatalitetet në njerëz.

“Situata është e qëndrueshme. Nuk është se ka pasur rritje të dukshme të urgjencave ditore, nuk shkojnë më shumë se 20 urgjenca në ditë. Ne kemi konstatuar tre urgjenca në 2 orë, të treja rastet ishin të moshuar. Në fakt gjatë gjithë kohës ne kemi raportuar për 10 gra shtatzëna. Ndërkohë mosha e tyre ishte nga 35 vjeç deri në 20 vjeç. Gjatë gjithë kohës ka pasur të rinj, por kanë qenë në masën 10%. Mosha që dominon është ajo e tretë.

Mosha e re nuk është se dominon fatalitetet apo të shtruarit e moshës së vjetër. Shtrimet vijojnë të mbeten të njëjtat shifra, por infektimet kanë shkuar më 20 fish krahasuar me 2 javë më parë. Një rast i vaksinuar me 3 vaksina, ndodhet i shtruar në spital me 40% të mushkrive të prekura. Lajmi i mirë është se sot mbushen 40 ditë nga marrja e monstrave të variantit Omicron. Nga data 1 janar e këndej kemi pasur kërcime të infektimeve me 20-fish, por nuk kemi rritje të shtrimeve. Të dhënat tregojnë që Omicron është dukshëm më i lehtë, edhe se varianti Delta”, tha gazetari.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb