TIRANE- Ministria e Bujqësisë publikon të dhënat zyrtare për eksportet e prodhimeve bujqësore, blegtorale dhe agropërpunuese për 6 mujorin e parë 2016.

Sipas të dhënave, eksportet bujqësore, blegtorale dhe agropërpunuese u rritën me 28% krahasuar me një vit më parë. Të dhënat zyrtare konfirmojnë tregues optimistë të rritjes progresive, për panoramën e përgjithshme të eksporteve bujqësor shqiptare.

Bujqësia një nga sektorët kryesorë të ekonomisë së vendit, ka mbyllur gjysmën e parë të vitit me të dhëna inkurajuese duke konsoliduar termat e rritjes. Sipas statistikave zyrtare, të bëra publike nga ministria e Bujqësisë, eksportet e prodhimeve bujqësore, blegtorale dhe agropërpunuese në vend shënuan një rritje me 28%, krahasuar me një vit më parë.

Mbi bazën e të dhënave blegtoria, është sektori që ka kontribuar me rritjen me të madhe të eksporteve prej 58 %, krahasuar me vitin 2015. Ndërsa prodhimet bujqësore shënuar një rritje të eksporteve. Ndërsa prodhimet bujqësore shënuar një rritje të eksporteve me 27%, kontributi i sektorit të agroindustrisë në eksportet bujqësore shënoi një rritje prej 17%.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: