MAQEDONI E VERIUT

Maqedonia e Veriut ka shënuar një rritje të ndjeshme të shifrave të COVID-19 si në të infektuar, viktima apo dhe të shëruar.

163 të infektuar janë regjistruar në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut si dhe 8 viktima. Shifra këto më të larta se sa ditët e kaluara të korrikut.

Por sot u shënua numri rekord i të shëruarve nga COVID-19, 230 brenda 24 orëve si asnjëherë më parë.

Ndërkohë Shkupi vijon të shënojë rritje të rasteve me 126, bashkë me Tetovën 45 dhe Kumanovës 31, kurse qytetet e tjera shkojnë jo më shumë se 10.

Viktimat kanë qenë më së shumti në Shkup, 5, dhe nga një në Dibër dhe në Tetovë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb