Këtë javë ka pasur një rritje të vazhdueshme të rasteve të reja me Covid në Maqedoninë e Veriut duke e çuar pozivitetin në 18% ndaj numrit të testimeve të kryera.Kështu, nga 3029 testime të kryera kanë rezultuar pozitivë 550 persona të infektuar me Covid-19. Numri më i madh i të infektuarve është regjistruar në Shkup 214, Manastir 58, Kumanovë 30 etj. G

Gjatë ditës së sotme është rritur ndjeshëm edhe numri i viktimave. Kanë ndërruar jetë 16 pacientë, 6 vetëm në Shkup, 3 në Kumanovë dhe nga 1 në qytete të ndryshme të vendit.

 (BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb