TIRANA

Spitali Infektiv ka pritur sot një rritje të urgjencave teksa 3 mbërritën vetëm brenda 1 ore në mesditë nga rrethet në jug të vendit.

Gazetari Erion Skëndaj raporton për BalkanWeb se dy prej rasteve ishin në gjendje të rëndë, të trajtuar me oksigjen bashkëshoqërues nga spitalet e rretheve.

Më parë ky spital priste nga 2-3 urgjenca në ditë, kurse sot i ka regjistruar po kaq vetëm në 1 orë. Ndërkohë më e stabilizuar paraqitet gjendja tek Sanatoriumi, aty ku zakonisht paraqiten më shumë urgjenca.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb