ITALI

Italia vijon të shënojë një rritje të rasteve të reja me koronavirus. Në 24 orët e fundit në shtetin fqinj janë regjistruar 1.585 raste pozitive me COVID-19 në 101.773 tamponë të bërë.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë me dije se në 24 orët e fundit janë regjistruar 13 viktima. Personat që e kanë fituar betejën me virusin janë 689 ndërkohë që është rritur me 6 numri i shtrimeve të terapinë intensive.

Rajonet më të prekura që vijojnë të shënojnë më shumë raste të reja vijojnë të jenë Lombardia me 281 dhe Kampania, 195.

Në të gjitha rajonet janë regjistruar raste të reja me COVID-19. Numri total i rasteve të reja me koronavirus që prej nisjes së pandemisë është 293.025, nga të cilët kanë ndërruar jetë 35.658 persona.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb