GREQI

Greqia ka regjistruar sot një tjetër rritje rastesh të reja të COVID-19. 302 u regjistruan sot, një kërcim në krahasim me dje, teksa brenda shtatorit vendi fqinj shënoi dhe rekordin e zi.

Ndërkohë tashmë janë mbi 300 vdekje në Greqi nga COVID-19 gjatë gjithë pandemisë. 2 viktima u shënuan sot dhe totali numëron 302.
Por ndërkohë problematik mbetet vetëm rajoni i Attica-s, aty ku ndodhet Athina dhe shumica e popullsisë në Greqi. 133 raste të reja u regjistruan vetëm sot në rajonin qëndror, kurse tek të tjerat pati shifra minimale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb