Njerëzit në qytetin Donetsk të kontrolluar nga rebelët, në Ukrainën Lindore, do të evakuohen në Rusi, ka thënë udhëheqësi i zonës.

Denis Pushilin, i cili është kreu i Republikës së vetëshpallur Popullore të Donetskut (DNR), njoftoi në mediat sociale se Rusia kishte rënë dakord të sigurojë strehim për njerëzit që largohen.

Gratë, fëmijët dhe të moshuarit duhet të evakuohen së pari, shtoi ai. Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga zyrtarët rusë apo nga Kievi.

SHBA dhe aleatët e saj kanë ngritur shqetësime se rritja e dhunës në rajonin e Donbasit mund të jetë pjesë e një preteksti rus për të pushtuar Ukrainën.

Rusia, e cila mohon se planifikon të sulmojë, vuri më herët alarmin për një rritje të bombardimeve në rajon. Pavarësia e Republikës Popullore të Donetsk nuk njihet nga BE-ja dhe SHBA.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb