Edhe Greqia njeh rritje të infektimeve me Covid 19.

EODY publikoi sot 2581 raste të reja të koronavirusit në vend, nga të cilat 38 u zbuluan pas kontrolleve në portat e vendit.

Numri i përgjithshëm i rasteve është 87812. Ndërkohë që 519 pacientë po trajtohen të intubuar, 440 pacientë të tjerë janë liruar nga ICU. Gjithashtu në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 72 vdekje të tjera duke shkuar në 1419 vdekje gjithsej nga coronavirusi në vend.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: