Gjermania është një tjetër shtet europian, i prekur nga pandemia e koronavirusit.

Shifrat e të infektuarve me virus në këtë shtet europian janë rritur ndjeshëm. Tashmë Gjermania është shteti i katërt në botë për nga numri i të infektuarve mr virusin vdekjeprurës.

Në shtetin gjerman, janë regjistruar deri tani 92 050 të infektuar me koronavirus.

Në 24 orët e fundit, janë shënuar 891 pacientë me virus. Pikërisht në Gjermani, në 24 orët e fundit janë regjistruar 20 vdekje të reja.

Ndërsa, në total kanë vdekur për shkak të koronavirusit në Gjermani 1295 persona.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb