ELBASAN

Në Qarkun e Elbasanit gjatë kësaj jave janë evidentuar shifra të larta të personave të prekur nga COVID-19. Ndërsa gjatë javëve të fundit shifrat varionin nga 20-30 persona në ditë, gjatë këtyre ditëve nga testimet e shpejta rezultojnë mbi 50 persona në ditë.

Edhe gjatë të mërkurës shifra ka qenë e lartë. Sipas statistikave zyrtare vetëm në Elbasan rezultojnë 51 persona me COVID-19 pozitiv mes të cilëve edhe me moshë të re, ndërsa pjesa më e madhe janë mbi 50 vjeç.

Ndërkaq edhe numri i atyre që e kanë humbur betejën me COVID mbetet në nivele shqetësuese krahasuar me periudhat e mëparshme të pandemisë. Në Qarkun e Elbasanit ka pasur raste të tilla që nga e njëjta familje kanë humbur jetë edhe 2-3 pjesëtarë. Kështu në Përrenjas kanë humbur jetën vëlla e motër, në Librazhd këtë mërkurë nënë e bijë etj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: