Një tjetër shtet europian po goditet nga koronavirusi, duke shënuar edhe një numër të konsiderueshëm viktimash.

Në Holandë, në 24 orët e fundit kanë vdekur nga virusi 148 persona.

Në total, në shtetin holandez, deri tani janë shënuar 1487 të vdekur si shkak i koronavirusit.

Në total, në Holandë deri tani janë 15 723 të infektuar me virus, ndërsa në 24 orët e fundit janë infektuar me virusin vdekjeprurës 1026 vetë.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb