Afrika deri më tani raporton më shumë se 17,000 raste dhe rreth 900 jetë të humbura. Kështu deklaroi Matshidiso Moeti, drejtoresha rajonale e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) për Afrikën. Ndërkohë, Dr. Simon Missiri, drejtor rajonal për Afrikën i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq (IFRC) tha se ky vend po përballet me një kurbë të shifrave që po rritet.

Missiri pohoi se tashmë faza fillestare e mesazheve dhe luftimit të thashethemeve për koronavirusin ka mbaruar. “Tashmë është koha të kërkojmë kundërpërgjigje” tha ai, përcjell CNN.

Moeti mes të tjerash tha që shkurtimi i fondeve të presidentit amerikan, Donald Trump, ndaj OBSH-së do të dëmtojë organizatën. Shtetet e Bashkuara ndihmojnë në financimin e luftimit të poliomielitit, trajtimit të HIV dhe programeve të malaries, shtoi Moeti.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: