Ministria e Financave ka publikuar Përmbledhjen e Performancës Paraprake 3 Mujore të të Ardhurave dhe Shpenzimeve.

Në lidhje këtë ka reaguar ministrja e Financave, Delina Ibrahimaj, e cila në një postim në rrjetin social Facebook, e ka quajtur performancën e ekonomisë shqiptare për këtë tre mujor, pozitive, ndërsa ka bërë me dije se plani është realizuar 104.4 për qind duke grumbulluar 139 miliardë lekë për periudhën janar- mars.

“Të ardhurat totale për janar- mars 2022 u realizuan në masën 139 miliardë ose 104.4 % të planit. Krahasuar me një vit më parë, për të njëjtën periudhë të ardhurat u rritën me 30 miliardë lekë. Vëmendja dhe angazhimi ynë do të jetë për të ruajtur parametrat fiskalë dhe ecurinë pozitive të të ardhurave”, shkroi ministrja.

  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb