Kjo fundjavë Krishtlindjeje parashikohet të jetë më mot të vrenjtur e reshje shiu kryesisht ditën e diel. Në një lidhje direkte në “Vila24” sinoptikania Lajda Porja tha se temperaturat e ajrit janë rritur, duke e krahasuar me mëngjeset e lagështa e të ngrohta të vjeshtës.

Sipas saj java që vjen do karakterizohet nga një mot me rrebeshe shiu në Ultësirën Perëndimore, ndërsa zonat e thella malore do kenë dëborë. Sa u përket ditëve të ndërrimit të viteve, Porja tha se do kemi mot të vrenjtur e me kalime të lehta kthjellimesh.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: