Moti këtë fundjavë parashikohet të jetë i qëndrueshëm. Sinoptikania Lajda Porja në një komunikim direkt me “Vila24” moderuar nga Brunilda Lahe tha se na presin ditë të nxehta.

Sipas specialistes Porja, fundjava është me mot të mirë, ndërsa zonat veriore do kenë rrebeshe afatshkurtra, për t’iu rikthyer sërish kthjellimeve.

Temperaturat e ajrit do arrijmë maksimalen e tyre në 29 gradë C. Brigjet detare të Adriatikut do kenë erë të fortë e si pasoje edhe dallgëzim të konsiderueshëm, ndërsa situata në detin Jon do jetë më e qetë.

Java e ardhshme do sjellë rritje të ndjeshme të temperaturave, deri në 35 gradë C, piku do jetë në Tiranë, Elbasan e Cërrik, ndërsa më freskët parashikohet të jetë në Kukës e rrethina si edhe Korça, ku termometri do shënoje deri në 23 gradë C.

Shqetësuese do jetë temperatura edhe gjatë orëve të natës, ku parashikohet të arrijë deri në 20 gradë C.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb