Ministria e Mbrojtës së Kinës tha të enjten se anijet ushtarake kanadeze kanë lundruar përreth Tajvanit, në pjesën që e ndan ishullin me pjesën tjetër të Kinës, e që shihet si akt që mund t’i prishë  marrëdhëniet bilaterale.

Kalime të tilla e kanë nervozuar Kinën, e cila pretendon se Tajvani është pjesë e territorit të saj, shkruan Euronews. Kina këtë javë bllokoi të gjitha importimet e mishit nga Kanadaja, si një masë ndaj tensioneve mes dy vendeve. Kina kërkon që Kanadaja të lirojë zyrtaren e Huawei e cila ishte arrestuar në dhjetor me kërkesë të SHBA-së.

Kalimi ndodhi për shkak se anijet kanadeze po shkonin nga Vietnami për në detin e Koresë Jugore, ku Kanadaja po ndihmon në ndalimin e kontrabandës me anije.

“Transiti përmes ujërave të Tajvanit nuk vlen të komentohet” tha zëdhënësi i qeverisë kanadeze, Ashley Lemire. Ajo tha se anijet kanadeze vetëm kanë bërë një kalim.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb