Vazhdojnë tensionet mes Greqisë dhe Turqisë. Forcat Ajrore turke nuk kanë të ndalur.

Katër avionë luftarakë turq F-16, dy prej të cilëve ishin të armatosur, kryen 34 shkelje të hapësirës ajrore greke dhe dy shkelje të rregullave të trafikut ajror në FIR të Athinës.

Dy prej tyre bënë fluturime të paligjshme mbi Makronisi dhe Anthropofagus e kompleksit Furni.

Avionët turq që fluturuan në Egjeun Verior dhe Qendror u identifikuan dhe nga Forcat Ajrore greke në përputhje me rregullat ndërkombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb