FBI ka akuzuar Korenë e Veriut për vjedhjen e 100 milionë dollarëve në kriptomonedhë, gjatë  vitit të kaluar nga një firmë bazë në Kaliforni.

Sipas FBI-së, operativët e Koresë së Veriut këtë muaj kanë pastruar mbi 60 milionë dollarë nga paratë e vjedhura në hakimin e qershorit të 2022. Byroja tha se ‘një pjesë’ e 60 mln dollarëve ishte ngrirë, por nuk specifikoi se sa.

Zyrtarët amerikanë janë shqetësuar se Peniani do të përdorë paratë për të financuar programin e tij të paligjshëm të armëve bërthamore dhe balistike. Hakerët e Koresë së Veriut kanë vjedhur ekuivalentin e miliarda dollarëve në vitet e fundit duke bastisur shkëmbimet e kriptomonedhave, sipas Kombeve të Bashkuara.

Përveç hakerimit të firmave të kriptomonedhave, koreano-veriorët e dyshuar janë paraqitur si kombësi të tjera për të aplikuar për punë në firma të tilla dhe për të dërguar para në Penian, kanë paralajmëruar publikisht agjencitë amerikane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: