TIRANE– Instituti i Statistikave raportoi sot se, në tremujorin e parë 2018, janë evidentuar gjithsej 7.909 vepra penale, duke shënuar një rritje me 5,5 %, krahasuar me tremujorin e parë 2017.

Numri i gruveprës vrasje me dashje të evidentuara, në tremujorin e parë 2018, arrtoi në 12 persona me një rritje 50 % në krahasim me të njëjtën periudhe të një viti më parë.

Për grupveprën penale Vrasje mbetur në tentativë, në këtë periudhë janë evidentuar 25 vepra, 8 më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Numri i veprave penale të rënda kundër pasurisë, në këtë tremujor është 33, duke shënuar një rënie me 19 vepra, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Kjo grupvepër përfshin veprat penale vjedhje me dhunë, vjedhje me armë dhe vjedhje me pasojë vdekjeje. Në tremujorin e parë 2018 janë evidentuar 13 krime seksuale, rreth 16 më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017, raporton INSTAT.

Në tremujorin e parë 2018 janë evidentuar 428 vepra penale në fushën e drogës, duke shënuar një rënie me 6,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2017. Këtu përfshihen veprat penale se prodhimi dhe shitja e narkotikëve, kultivimi i bimëve narkotike dhe trafikimi i narkotikëve. Tremujori i parë 2018 shënon vetëm 1 rast të kultivimit të bimëve narkotike, 5 më pak krahasuar më të njëjtin tremujor të vitit 2017.

Në këtë periudhë janë evidentuar 58 vjedhje të automjeteve, me një rënie prej 32,6 %, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Numri i veprës penale të evidentuar për vjedhje lokale tregtie, në tremujorin e parë 2018, është 182, duke shënuar një rritje me 24,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i veprës penale të evidentuar për vjedhje banese, në tremujorin e parë 2018, është 307, duke shënuar një rritje me 2,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në këtë periudhë janë evidentuar 20 vjedhje duke shpërdoruar detyrën, rreth 10 vjedhje më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të 2017.

Numri i grupveprës penale vjedhje mbetur në tentativë, në tremujorin e parë 2018, është 99, duke shënuar një rënie me 10 vepra, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Numri i veprës penale shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, në tremujorin e parë 2018 është 473, duke shënuar një rritje me 16,5%, krahasuar më të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në tremujorin e parë 2018 janë evidentuar gjithsej 7.427 autorë të veprave penale, duke shënuar një rritje me 5,9 % krahasuar me tremujorin e parë të 2017. Numri i autorëve për grupveprën vrasje me dashje, në këtë tremujor është 19, rreth 13 autorë më shumë të evidentuar, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërkohë numërohen 38 autorë të evidentuar për grupveprën vrasje mbetur në tentativë, si në tremujorin e parë 2018 dhe 2017. Numri i autorëve për vepra penale të rënda kundër pasurisë, në tremujorin e parë 2018, është 29, duke shënuar një rënie me 42 autorë, krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2017. Në këtë periudhë janë evidentuar 13 autorë për grupveprën krime seksuale, duke shënuar një rënie me 17 autorë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i autorëve për krime në fushën e drogës, në tremujorin e parë 2018, është 514, duke shënuar një rënie me 13,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për veprën vjedhje të automjeteve, në këtë tremujor janë evidentuar 13 autorë, tre autorë më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Në tremujorin e parë 2018 janë evidentuar 151 autorë për veprën vjedhje lokale tregtie, rreth 37 autorë më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Numri i autorëve për vjedhje banese, në tremujorin e parë 2018 është 155, duke shënuar një rënie me 2,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për veprën vjedhje e kryer duke shpërdoruar detyrën, në këtë tremujor janë evidentuar 20 autorë, rreth 13 autorë më pak, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017. Numri i autorëve për grupveprën vjedhje mbetur në tentativë, në tremujorin e parë 2018 është 73, duke shënuar një rënie me 13 autorë, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Për veprën shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor, në këtë tremujor janë evidentuar 453 autorë, rreth 62 autorë më shumë, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2017./monitor/
grafiku-vrasjet
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb