Ka arritur në 10 mijë të prekur bilanci nga koronavirusi i shfaqur fillimisht në Kinë në mes janarit të këtij viti dhe më pas i përhapur në të gjithë botën, në plot 25 shtete.

Deri tani ka vetëm 213 viktima nga ky virus dhe të gjitha janë brenda territorit kinez, por janë 10 mijë raste të konfirmuara dhe qindra të dyshuar.

  • foto galeri
  • foto galeri

Vetëm në Europë ka 6 raste të konfirmuara në Francë, 5 në Gjermani, 2 në Itali, 2 në Britaninë e Madhe si dhe 1 në Finlandë.

Ndërkohë Kina mban rekordin e koronavirusit me 9782 të prekur ndjekur nga Tailanda me 19 të tillë, Japonia me 17 dhe Singapori me 16.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb