BRAZIL

Rritet bilanci i viktimave nga koronavirusi në Amerikën Latine. Në 24 orët e fundit numri i të infektuarve u rrit mbi 20 mijë dhe 1400 të vdekur.

Brazili konfirmohet si vendi më i prekur me mbi 40% të të infektuarve (135 693) dhe mbi gjysmën e viktimave. Në 24 orët e fundit në Brazil kanë ndërruar jetë 610 persona, duke shkuar në 9.146 në total.

Ndërsa rastet e reja janë 9 888 persona. Pas Brazilit vijnë Perùja, Ekuadori, Meksikë, Kili, Kolombia, Republika Domenikane, Panamaja dhe Argjentina.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: