Nga viti i ardhshëm do të rritet çmimi i biletave për hyrjen në muze dhe në parqet arkeologjike.

Në një intervistë për News24, ministrja e Kulturës, Elva Margariti, sqaroi se ka qenë kërkesë e institucioneve të varësisë, pasi çmimet ishin shumë të ulëta dhe nuk përballonin mirëmbajtjen e tyre.

Ministrja Margariti foli edhe për kategoritë që përfitojnë çmime të reduktuar apo biletë falas për të hyrë në muze dhe në parqet arkeologjike.

Për herë të parë do të aplikohet bilateria online. Maragariti tha se në fokus nuk është vetëm e ardhmja ekonomike, por politika për të afruar sa më shumë njerëzit me sitet e trashëgimisë kulturore.

Ministrja e Kulturës, Margariti, tha se një instrument i rëndësishëm është edhe monitorimi, për të qenë transparent dhe për të marrë masa në raste shkeljesh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb