Nga: ERJOLA JATA*

TIRANË- Tregu i karburanteve ka njohur një rritje të re të çmimit. Që prej fillimit të kësaj jave, në pikat e shitjes me pakicë, çmimi i naftes është rritur me 4 lekë, duke u shitur për konsumatoret me 174 lekë për litër. Shtrenjtimi i arit të zi kësaj radhe nuk është shkaktuar nga faktorë të brëndshëm apo të jashtëm. Kjo pasi taksa e qarkullimit që paguhet për çdo litër karburant, e rritur me 10 lekë nga qeveria nga 1 Janari u reflektua më herët gjatë muajit Shkurt.

Nga ana tjetër, edhe ndikimi i bursave është inekzistent, pasi çmimi i arit të zi në tregjet ndërkombëtare ka mbetur i pandryshuar në nivelin e 63 dollarëve për fuçi. Çmimi i karburantëve në Shqipëri ka pësuar luhatje të forta muajt e fundit. Që prej muajit Janar, çmimi i naftës është rritur me 18 lekë për litër, ose 11.3 për qind. Ndërkohë që ekziston frika e një rritje të mëtejshme të tij, duke pasur parasysh se në prag është sezoni veror, periudhë kur konsumi i naftës dhe benzinës rritet ndjeshëm.

(ma.ar/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: