Përmbytjet që përfshinë Greqinë pasi u godit nga fenomeni “Daniel” mund të pasojnë me shpërthim të një virusi të rrezikshëm. Mediat greke shkruajnë se zhvillimi sëmundjeve infektive në Thesali përfshin virusin e Nilit Perëndimor. Sipas të dhënave të Observatorit të Athinës mushkonjat rriten ndjeshëm për shkak të vëllimi të madh të ujit të ndenjur.

Vlerësimi i rrezikut të lartë ka të bëjë me qendrat e mëdha urbane të Thesalisë si Larisa, zonat pranë Volos dhe qytetet, Elassona, Tyrnavos.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: